Kush është Shkurtë Aliu?

 Kush është Shkurtë Aliu?

Shkurtë Aliu u lind më 28 dhjetor 1981 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në Gjilan dhe Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan, Ajo ka punuar si vullnetare në shoqatën e personave me aftësi të kufizuara “Handikos” Gjilan. Pas shkollës së mesme, punoi si regjisore në “TV Men” në Gjilan dhe si motër/infermiere e transfuzionit të gjakut pranë Spitalit Regjional të Gjilanit. Prej vitit 2001 deri në vitin 2004 ajo studioi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në drejtimin e Artit Dramatik, dega Regji Teatrore, dhe është gjithashtu studente e Fakultetit Ekonomik, në degën Bankë dhe Financa. Ka punuar në Spitalin Amerikan si Laborante e Biokimisë dhe Mikrobiologjisë si dhe Lab. Avicena në Prishtinë.

Aktualisht është duke punuar në temën e masterit në Fakultetin e Arteve – degën e Artit Dramatik, drejtimin Teatër Eksperimental. Shkurta është regjisore e disa shfaqjeve, si “Lusi në Qiell” nga Tony Layton – Teatri Dodona; “Të Harruarit” nga Ardiana S. Prishtina – Teatri Kombëtar i Kosovës ( e përzgjedhur si shfaqja më e mirë dhe aktorja më e mirë në Festivalin “Etno Fest”); “Fjalët magjike” nga Alba Loxha – Teatri Dodona; “Pa Mua” nga Samuel Beckett – Teatri Kombëtar i Kosovës (e vlerësuar si aktorja më e mirë dhe skenografia më e mirë në Festivalin “Etno Fest”). Anëtare e jurisë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj më Tetor 2021. Momentalisht është anëtare e Këshillit Drejtues në TKK. Ajo jeton në Prishtinë dhe është e martuar e nënë e dy fëmijëve.

Burimi:/teatriiqytetitgjilan

Të ngjajshme