Kush është Prof. Ass.Dr. Salih Krasniqi, Dr. sc. Med.

Prof. Ass.Dr. Salih Krasniqi, Dr. sc. Med. – 1956 Kirurg i përgjithshëm- Laparoskopist
Është lindur me 02.06.1956 në Tuxhec KK (Kamenicë) Dardanë – Ko¬sovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë ka mba¬ruar në Prishtinë. Specializimin nga kirurgjia ka mbaruar në Zagreb 1991. Studimet pasuniversitare ka mbaruar në Zagreb 1988-1989, ndërsa te-mën e magjistraturës e ka mbrojtur në Prishtinë në Fakultetin e Mjekësisë më 2002 me titull “Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit”. Doktoraturën e ka mbrojtur në Universitetin e Mje¬kësisë në Tiranë,2013, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, metitull “Eksperienca jonë në trajtimin e kalkulozës biliare me laparoskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avancuara” me mentor Prof.
Asc Dr. Arben I. Beqiri.Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës. Është pjesëmarrës dhe bashkëkoordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake në tri luftërat në trojet Shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë 1998-2001.
Ka qenë asistent i autorizuar i lëndës së kirurgjisë 1996-2011 në Klinikën e Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka qenë mësimdhënës i kirurgjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në FSHMN në vitin 2008-2010. Që nga Janari i vitit 2014 është pedagog i lëndës së Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dega në Kukës.
Ka qenë Këshilltar Komunal i KK Prishtinës 2009-2013.
Ka qenë Drejtor mjekësor në QKUK 2010 – 2011
Nga viti 2016 është mësimdhënës në fakultetin e Infermierisë në UBT dhe nga Shtator 2017 është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit të UBT-ës deri në Mars 2019.
Është autor dhe bashkautor autor i këtyre librave:
1. Bashkautor i librit Kujdesi Shëndetësor për klasën e 4 të shkollave të mesme, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë 1999
2. Bashkëpunëtor i librit: Urgjenca Mjekësore botuar nga Enti i Teksteve Dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë , 2002
3. Bashkautor i librit: Ndihma e Parë (Prishtinë, 2010) .
Është autor i dy monografive.
4. Dr. Salih Sh. Krasniqi dr.sc. Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit, Prishtinë 2013
5. Dr. Salih Sh. Krasniqi dr.sc. Përvoja në trajtimin e kalkulozës biliare me la¬pa¬roskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avan¬cu¬ara. Prishtinë 2013.
6. Salih Kra¬sniqit dhe Arben Beqiri (nga Tirana) Kirurgjia Laparoskopike, Prishtinë 2015
7. KRIMET DHE KEQTRAJTIMET E PACIENTËVE DHE PER¬SONELIT MJEKËSORE NË QENDRËN KLINIKE UNI¬VER¬SITARE TË KOSOVËS NGA FORCAT POLICORE DHE USHTA¬RAKE TË SERBISË GJATË LUFTËS NË KOSOVË 1998-1999 Prill 2018 Prishtinë
8.Salih Sh. Krasniqi, Petrit Bara, Gani Shabani, Fadil Beka:
Diagnoza diferenciale e infarktit akut të miokardit (IAM) me emergjencat abdominale dhe torakale, Dhjetor, UBT, 2018 Prishtinë.
9. Prof.Ass. Dr. Salih Krasniqi,
Ekspozita: Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?
How was the Hippocratic Code of Ethics violated and how were international laws encroached? 2021 Prishtinë
10. Prof.Ass. Dr. Salih Krasniqi KRIMET DHE KEQTRAJTIMET E PACIENTËVE DHE PER¬SONELIT MJEKËSORE NË QENDRËN KLINIKE UNI¬VER¬SITARE TË KOSOVËS NGA FORCAT POLICORE DHE USHTA¬RAKE TË SERBISË GJATË LUFTËS NË KOSOVË 1998-1999 Libri I dhe II me Plotësime,1800 faqe, “Jalifat Publishing” Houston, USA, 2022
Prof.Ass. Dr. Salih Krasniqi ka të botuara mbi 30 punime shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.
Simultaneous laparoscopic cholecystectomy and removal of an intrauterine device translocated to the right subdiaphragmal region: a case report : S Krasniqi, E Ahmeti, SA Hoxha, H Ymeri, I Shaqiri, NB Kastrati-Spahija, …Cases journal 2 (1), 6198
Evaluation of Road Accidents in Pristina in the Period: B Lenjani, S Krasniqi, N Baftiu, I Bunjaku, A Jakupi
JLS 7 (1), 92-95
Monitoring and treatment of acute gastrointestinal bleeding: B Lenjani, S Zeka, S Krasniqi, I Bunjaku, A Jakupi, B Elshani, A Xhafa medical archives 66 (3), 162
Frequency of road accidents in prishtina in the period 2007–2010 :B Lenjani, S Krasniqi, N Gashi, I Bunjaku, T Zaimi Journal of Acute Disease 1 (2), 107-109
Cranial Injuries with Screwdriver–UCCK: B Elshani¹, S Krasniqi¹ Conference Book of Proceedings, 22
A tumor greater than 7 cm in “Nephron sparing surgery”: I Haxhiu, X Çuni, E Haxhiu, R Kasumaj, R Haxhiu, S Krasniqi, B Elshani, …
Simultaneous Laparoscopic Treatment of Gallblader and Left Kidney Cysts : S Krasniqi, B Elshani, I Shaqiri, I Haxhiu, D.S Krasniqi, R Gjyliqi, …
Herniated Lumbar Disc and Nursing Care :B Elshani, S Krasniqi, R Gjyliqi International Journal of Business and Technology 6 (2), 1-8
Road accidents in Prishtina in the period 2005-2008.: B Lenjani, S Krasniqi, H Dervishi, A Hamiti, H Gani, N Kodra, A Tahiri, …Lijecnicki vjesnik 131, 63-65
Ka punuar në QKUK në Qendrën Laparoskopike në Prishtinë ku ka kryer mbi 4000 operacione laparoskopike. Është pensionuar më 2021. Jeton në Prishtinë.
Shenimet jane marrur nga facebooku i Prof. Ass.Dr. Salih Krasniqi, Dr. sc. Med.