Kush është Dr.Sc.Shpend Elezi?
Shpend Elezi Lindi në Gjilan, më 3 mars 1965, nga babai Asllani dhe nëna Ismetja. Shkolla fillore (1979) dhe të mesmen (1983) i kreu në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Mjeksësisë, në afat të caktuar, e kreu në Universitetin e Prishtinës, më 1988. Specializioi kardiologjinë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (1993 – 1995). Që nga janari 1996 – korrik 1998, e vazhdoi specializimin dhe punën klinike shkencore në Deutsches Herzzentrum and Klinikum Rechts der Isar, Mynih, (Gjermani).
Tezën e disertacionit: “Rezultatet klinike dhe angjiografike pas implantimit të stentit koronar te të sëmurët me diabetes melitus” e mbrojti në FM në Prishtinë
në prill të vitit 2000, para komisionit: dr. sc. Adnan Kastrati, prof. inordinar (mentor); dr. sc. Faik Hima, prof. inordinar dhe dr. sc. Sylejman Rexhepi, docent (anëtarë).Dr. sc. Shpend Elezi ka mbi 40 studime – kumtesa të paraqituara në konferenca shkencore të ndryshme ndërkombëtare dhe të publikuara. Është autor ose bashkautor i 16 punimeve, kryesisht me bashakutorë të jashtëm, të botuara në revistat më të njohura për kardiologji në botë.
Për të parën herë punës ia filloi në shtator të vitit 1999 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë që po e zhvillon veprimtarinë e saj në Kosovë.
Punime të përzgjedhura) profesionale – shkencore
1. Restenosis after coronary stent placement and randomization to a 4-week combined antiplatelet or anticoagulant therapy: six-month angiographic follow-up of the Intracoronary Stenting and Antithrombotic Regimen (ISAR) Trial. Circulation. 1997 Jul 15,96(2):462-7. PMID: 9244213(ma bashkautorë).
2. Bimodal distribution of angiographic measures of restenosis six months after coronary stent placement. Circulation. 1997 Dec 2:96(11):3880-7. PMID: 9403611 (me bashkautorë).
3. Predictive factors of restenosis after coronary stent placement. J Am Coll Cardiol. 1997 Nov 15;30(6):1428-36. PMID: 9362398 (me bashkautorë).
4. Coronary artery stent placement with postprocedural antiplatelet therapy in acute myocardial infarction. Coron Artery Dis. 1998;9(9):577-82. PMID: 9861519 (me bashkautorë).
5. Diabetes mellitus and the clinical and angiographic outcome after coronary stent placement J Am Coll Cardiol. 1998 Dec;32(7):1866-73. PMID: 9857865 (me bashkautorë).
6. Clinical and angiographic follow-up after balloon angioplasty with provisional stenting for coronary in-stent restenosis. Catheter Cardiovasc Interv. 1999 Oct;48(2):151-6. PMID: 10506769 (me bashkautorë).
7. Prognostic value of the modified american college of Cardiology/American heart association stenosis morphology classification for long-term angiographic and clinical outcome after coronary stent placement. Circulation 1999 Sep 21;100(12):1285-90. PMID: 10491372 (me bashkautorë).
8. Clinical and angiographic outcome after stent placement for chronic coronary occlusion Am Cardiol. 1998 Sep 15;82(6):803-6, A9. PMID: 9761095 (me bashkautorë).
9. Intracoronary stenting and risk for major adverse cardiac events during the first month. Circulation. 1998 Jul 14:98(2):104-11. PMID: 9679715 (me bashkautorë).
10. Interlesion dependence of the risk for restenosis in patients with coronary stent placement in in multiple lesions. Circulation. 1998 Jun 23;97(24):2396-401. PMID: 9641690 (me bashkautorë).
11. Vessel size and long-term outcome after coronary stent placement,Circulation. 1998 Nov 3:98(18):1875-80. PMID: 9799207 (me bashkautorë).
12. Influence of balloon pressure during stent placement in native coronary arteries on early and late angiographic and clinical outcome: A randomized evaluation of high-pressure inflation. Circulation. 1999 Aug 31;100(9):918-23. PMID: 10468521 (me bashkautorë).
13. Influence of lesion length on restenosis after coronary stent placement. Am J Cardiol. 1999 Jun 15;83(12):1617-22.PMID: 10392864 (me bashkautorë).
14. Lipoprotein(a) and coronary thrombosis and restenosis after stent placement. J Am Coll Cardiol. 1999 Mar 15;33(4):1005-12. PMID: 10091828 (me bashkautorë).
15. PIA polymorphism of platelet glycoprotein IIIa and risk of restenosis after coronary stent placement. Circulation. 1999 Mar 2;99(8):1005-PMID: 10051292 (me bashkautorë).
16. Influence of stent design on l-year outcome after coronary stent placement: a randomized comparison of five stent types in 1.147 unselected patients. Catheter Cardiovasc Interv. 2000 Jul;50(3): 290-7. PMID: 10878624 (me bashkautorë).
Përveç gjuhës shqipe e gjuhës serbokroate, ai aktivisht përdor edhe anglishten e gjermanishten.
Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve: i një vajze dhe i një djali (nxënës të shkollës fillore).
Jeton në Gjilan.