Kush është Adem Shefik Shabani?
Adem Shefik Shabani u lindur më 03.01.1958 në Përlepnicë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje ,ndërsa të mesmen në Akademinë Pedagogjike në Gjilan.
Mësuesi më pastaj vazhdoi shkollimin superior në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan,ku diplomoi në vitin 1979 dhe mori titullin mësimëdhënës i mësimit klasor.
Mësuesi Adem Shefk Shabani ,për herë të parë filloi punën e mësuesit në vitin 1978 në fshatin Busavatë të Kamenicës.
Në këtë shkollë punoi vetëm një vit dhe ate ,deri në shtator të vitit1979.
Nga viti 1979 ,emërohet mësues në fshatin Makresh ,në paralelën e ndarë të Shkollës Fillore “Skenderbeu “të Përlepnicës.
Në këtë shkollë punoi deri në vitin1985!
Mësuesin më pastaj e transferojnë në shkollën fillore të fshatit Verbicë të Kmetocit e cila ishte paralele e ndarë e Shkollës Fillore “Skenderbeu “të Përlepnicës.
Në këtë shkollë punoi deri në vitin 1977.
Më pastaj ,kalon të punoi në fshatin Kmetoc dhe ate për katër vite.
Në vitin 1990 ,mësuesi u transferua në SH.F.M.U “Skënderbeu “Përlepnicë.
Në këtë shkollë punon deri në vitin 2012 ,përshkak të zvogëlimit të numrit të nxënëseve ,nga dy paralele në një ,mësuesi vazhdon të punoi në bibliotekën e fshatit të vendlindjës,ku edhe sot vazhdon të punon!
Mësuesi ,një jetë të tërë ia kushtoi arsmimit dhe edukimit ku mbi 44 vite të jetës i kaloi në mësimëdhënie e edukim të brezave të rij!
Mësuesi Adem dallohet në aktivitete ku angazhimin kryrsor e kishte të fokusuar në sport !
Çdoherë merrte pjesë në aksione vullnetare ,dhe ishte prezent në çdo aktivitet me rinin përlepnicase!
Mësuesi ,ishte edhe sportist I dalluar ,sidomos në basketboll dhe volejboll.
Në volejboll ishte lojtar standard i ekipit të volejbollit nga themelimi I ,K.V”Përlepnica “në vitin 1976 , me angazhimin e tij dhe me shumë të rij ,ky ekip bënte gara në ligën e dytë të Kosovës!
Ky ekip ,ishte pjesë e garave ,gjersa e larguan me masa të dhunëshme nga pushteti serb,në vitin 1993!
Mësuese Adem në lojë ishte i pakompromisë dhe ishte mobilizues i ekipit dhe në momente vendimtare shpërthente!
Mësuesi ,kishte oferta të shumë të kklubeve, për të kaluar në ekipet e tjera si K.V.”Janjeva” Janjevë,
KV .Kamenica” Kamenicë si dhe K.V.”Mireshi” Dobërqan !
Por,asnjëher nuk u largua nga K.V”Përlepnica “Përlepnicë!
Ajo ,çka e dallon mësuesin në sportin e volejbollit ishte ,se mësuesi është edhe referi i parë i volejbollit nga Përlepnica!
Prandaj,loja dhe angazhimi,sukseset ndikuan që shumë të rij përlepnicas, të mishrohen me lojën e volejbollit!
Kështu kjo traditë vazhdoi tek gjeneratat të tjera përlepnicase, edhe sot lojë e volejbollit është shumë e popullarizuar pas futbollit në Përlepnicë!
Prandaj,mësuesi me aktivitetin e tij në sport ,nderohet dhe është frymëzim për gjeneratat e reja !
Respekt,për kontributin e mësuesit në edukim ,arsim e sport! / Autori i shkrimit: NUHI NUHIU/