Kush është 𝗗𝗿. 𝗡𝗮𝗿𝗾𝗶𝘇𝗲 𝗔𝗿ë𝗻𝗹𝗶𝘂- 𝗛𝗼𝘅𝗵𝗮𝗷 𝗾ë 𝘂 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝗻ë 𝗸𝗿𝘆𝗲 të ShSKUK-së?
Doktoresha Narqize Arënliu-Hoxhaj është zgjedhur sot ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahu-Raci, me kompetencë të plotë, Bordi Drejtues ka marr vendim që këtë dikaster të udhëheqë Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj.
Kush është e emëruara e re në krye të SHSKUK-së?
Burimi medial Insajder ka bërë një përmbledhje të veprimtarisë së fundit të Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj.
Dr. Narqize Arënliu – Hoaxhaj kishte pasur edhe më parë funksione të larta publike në shëndetësi. Në vitin 2020, ajo ishte emëruara drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit nga ish-kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, nga radhëte Lëvizjes Vetëvendosje,
shkruan Insajderi.Më pas, më 28 qershor 2022, Arënliu-Hoxhaj u vendos në krye të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
“Spitali i Përgjithshëm në Prizren, prej sot, udhëhiqet nga Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj. Doktoreshës i urojmë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re”, thuhej në njoftim.
Emërimi i Arënliu-Hoxhaj në krye të spitalit të Prizrenit ishte denoncuar publikisht për zgjedhje të kundërligjshme.
Më 29 qershor 2022 në Gjykatën Themelore në Prizren, paditësi L.G, kishte kërkuar anulimin e konkursit publik të shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Paditësi L.G., kishte pretenduar se kandidatja Narqize Arënliu– Hoxhaj, e përzgjedhur për pozitën drejtorësh e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren “Primarius Dr. Daut Mustafa” në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës- ShSKUK, nuk i kishte plotësuar kriteret për këtë pozitë.
Sipas padisë, në rastin konkret e përzgjedhura nga komisioni përzgjedhës si kandidate fituese Narqize Arënliu-Hoxhaj nuk ka plotësuar këtë kriter, ngase nuk ka punuar në kuadër të ShSKUK-së, por ka punuar në sektorin privat si stomatologe, andaj në këtë drejtim vendimi i komisionit përzgjedhës është i kundërligjshëm.
Tutje, në padi thuhet se paditësi i cili ka konkuruar në këtë konkurs i plotëson të gjitha këto kushte, të cilat fakte vërtetohen nga kontrata e punës, ku i njëjti ka qenë kryeshef i sektorit për monitorim dhe vlerësim të cilësisë së punës në ShSKUK.
Në anën tjetër, në kontestin civil ndërmjet paditësit L.G dhe të paditurës Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), e paditura ShSKUK më 22 dhjetor të vitit që lamë pas, ka kërkuar refuzimin e padisë si të pabazuar.
Në këtë rast, paditësi L.G., pretendonte se kandidatja Arënliu–Hoxhaj, e përzgjedhur për pozitën drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren “Primarius Dr. Daut Mustafa” në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës- ShSKUK, nuk i kishte plotësuar kriteret për këtë pozitë.
I autorizuari i ShSKUK-së, Dibran Zogaj i kishte propozuar gjykatës që të refuzojë kërkesëpadinë e palës paditëse, pasi që sipas tij në provat dhe faktet e ofruara nuk është arsyetuar padia dhe kërkesëpadia e ngritur ndaj tyre.