Kurti për raportin e Gallup: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional
Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se raporti raporti i Gallup-it, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.
Përmes një postimi në platformën “X”, kryeministri ka përgëzuar institucionet e zbatimit të ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës
“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Kurti.
Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023.
87% e qytetarëve të anketuar në Kosovë raportuan se ndihen të sigurt në qytetin e tyre, një tregues pozitiv për nivelin e sigurisë në vend.
Gallup është një kompani e njohur ndërkombëtare e hulumtimit të opinionit dhe analizës së të dhënave, e themeluar në 1935 nga George Gallup.