Kurioziteti i Shipashnicës së Epërme – i gjithë fshati kanë një mbiemër, Dërmaku!

 Kurioziteti i Shipashnicës së Epërme – i gjithë fshati kanë një mbiemër, Dërmaku!

“Guri peshon vetēm në vendin e vet.”

Kjo thënie e vjetër popullore që nuk dihet kur e ka pasur zanafillën, përdoret si një metaforë nostalgiie për vendlindjen e secilit banor lokal, nga vet banorët e katër anëve dhe trevave shqiptare, si narrativë identifikimi me vendlindjen dhe peshën e secilit banor aty ku ka lindur dhe ku ka kaluar fëmijërinë.

Në vazhdën e kësaj dukurie atdhedashurie, kohëve të fundit është bërë traditë që të bëhen publike bukuritë natyrore të vendbanimeve të ndryshme, me peisazhe, e fotografi panoramike që shpalosin një pjesë apo tërë bukuritë e këtyre vendbanimeve të fotografuara apo xhiruara në total apo plan të përgjithshëm.

Së fundi edhe faqja “Shipashnica e Epërme” që për rrjedhojē administrohet nga ndonjëri nga banorët lokal, ka publikuar një fotografi të realizuar nga droni, që pasqyron bukuritē natyrale të këtij fshati të komunës së Kamenicës, në fokus të të cilit postim është theksi i vëmendjes tek shpërngulja e qytetarëve nëpër vende të ndryshme në Kosovë, por edhe migrimi në vendet europiane e diasporë.

Nënteksti si legjendë që e shoqëron fotografinë thotë:

“Dërmakët, të cilët janë të shkepur gjithandej Kosovës, prejardhjen e kanë nga ky fshat i bukur”????????❤

P.S: Vlenë të theksohet se nga ky fshat, veçanërisht nga Shipashnica e Epërme, si askund tjetër ngjashëm, të gjithë banorët rezident kanë një mbiemër të përbashkët, Dërmaku!

Të ngjajshme