Kujtim Sadriu fton Kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafen për të diskutuar në lidhje me shfrytëzimin e hapsirave të këtij objekti nga PDSH

 Kujtim Sadriu fton Kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafen për të diskutuar në lidhje me shfrytëzimin e hapsirave të këtij objekti nga PDSH

Ky është postimi i plotë në facebook nga Kujtim Sadriu:

FTESË PUBLIKE KRYETARIT TË PDSH-së

I nderuari profesor universitar dhe njëherit kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare prof. dr.Ragmi Mustafa

Pasi që ju dërgova një ftesë përmes postës, edhe pse prita më shumë se tri javë që do të tregoni një nivel të kulturës dhe do ti përgjigjeni ftesës time pozitivisht, Ju nuk u paraqitët!

Unë Ju prita duke pasur parasysh se keni kontribuar për shumë vite në arsimin e mesem dhe tani edhe ate universitar, keni edukuar dhe mësuar shumë gjenerata se si duhet ti shërbejnë vendit dhe ruajtur interesin shoqërorë.

Në cilësinë e UD së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” Ju ftova dhe prap po Ju ftoj publikisht për një takim, për të diskutuar në lidhje me shfrytëzimin e hapsirave të këtij objekti nga partia që Ju drejtoni.

Zoti profesor, prap po ju them se, ditën, orën dhe vendin e takimit vendoseni kur do që jeni i lirë në afat prej 7-të ditëve.

Ju kujtoj se më shumë se gjysmën e zemrës e kam PDSH. Ju e dini se PDSH nuk ka qenë vetëm parti, por ka qenë lëvizje në Kauzën Kombëtare, ku për këtë më së miri dëshmojnë anëtarët e kryesisë së atëhershme deri në vitin 1999, të cilët janë në arrati.

Adaj profesor, nuk janë problem hapsirat e Shtëpisë së Kulturës, por problem është që nuk do të lejoj që Partia Demokratike Shqiptare të mbaj epitetin e “UZURPATORIT”, profesor!

Uroj që ftesën time do ta merrni në konsideratë dhe miqësore e ti përgjigjeni pozitivish.

Në pritje të përgjigjes suaj!

Me shumë respekt,

Kujtimi

Të ngjajshme