Kryhet për herë të parë një operim i rrallë në QKUK, zgjati mbi 13 orë
Mbi 13 orë ka zgjatur intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, operacion ky i kryer kryer për herë të parë, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.
“Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar.
Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe
transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë.Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se katër kirurgë Maksillofacial, janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap, në Achen dhe Bochum të Gjermanisë.
“Intervenime të tilla pritet të kryhen edhe në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë.
Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi.
Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike”, thuhet në njoftim të QKUK-së. /Telegrafi/