Kryetarja e Odës së Infermierisë OIK znj.Nexhmije Gori viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilan
Kryetarja përshendeti të pranishmit duke i përgëzuar dhe falenderuar për rezultatet e mira në punë duke ju shërbyer përherë pacientëve sipas kodit dhe protokoleve shëndetësore. Kryetarja Gori u zotua se do të qëndroj afër infermierëve në çdo moment të bashkëpunimit dhe sfidave që na presinë përpara.
Drejtoresha e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan MSc.Vlora Shalaj falenderoji udhëheqësit e OIK duke ju dëshiruar mirëseardhje, e nderuar Kryetare e OIK znj.Nexhmije Gori, i nderuar Naser Rrustemi ish kryetar i OIK të nderuar udhëheqëse të reparteve të nderuar kolegë.
Nderë dhe kënaqësi të ju kemi prezent në këtë takim të përbashkët me OIK.
Para jushme kënaqësi do të prezantoj të arriturat dhe sfidat në SPGJ.
SPGJ ka 324 puntor staf infermieror ku të gjithë janë antarë të OIK, ku vetëm gjatë vitit 2023 në qendren për edukim të vazhdueshëm profesional janë çertifikuar 480 infermier/e të fushave të ndryshme duke përfshirë edhe sektorin privat dhe infermierët e pa punësuar.
Gjithsesi faleminderit Kryetare dhë këshilli drejtues për përkrahjen financiare për trajnimin e dy infermiereve në Bursa të Turqisë, gjithashtu kemi arritur ti trajnojmë edhe tri infermiere jashtë shtetit të cilat janë çertifikuar, ku me këto veprime të mëdha tregohet edhe përkushtimi i juaj ndaj përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Përgëzime për botimin e parë të revistës Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror, revist në të cilën do të prezantohet eksperienca të ndryshme nga shërbimet shëndetësore të cilat na bëjnë bashkë përherë.
Gjithashtu para jushë do të prezantoj edhe Sfidat:
Mungesa e stafit infermierore
Pagat e ulëta, kujdestaritë
Mosha e shtyer e infermierëve në disa reparte.
Ikja e infermierëve të punësuar për në vendet e tjera e qe do të jetë sfida më e madhe për ne si menaxhment.
Gjithsesi ne prap jemi të përkushtuar që ti shtyejm shërbimet përpara me të vetmin qëllim duke i shërbyer sa më mirë të jetë e mundur Pacientit.