Kryetari Hyseni e ministrja Haxhiu me mesazhe kundër dhunës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”- “Sot dhe çdo ditë tjetër”, është shfaq filmi “Zgjoi” në Teatrin e Gjilanit.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, bashkë ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të mbrojtjes së të drejtave të grave, kanë përçuar mesazhe kundër dhunës me bazë gjinore.
Kryetari Alban Hyseni, tha se bashkërisht si shoqëri duhet ta parandalojmë dhunën me bazë gjinore e cila është papranueshme.
“Të gjithë qytetarët, sidomos gjeneratat e reja duhet të merren me këtë problem të shëmtuar dhe të gjitha dukuritë tjeraqë paraqiten në shoqërinë tonë.
Rëndësia e ndërhyrjes së hershme duhet të jetë për të mbrojtur individët dhe familjet”, tha Hyseni.I pari i Gjilanit i bënë thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim ndaj kësaj dukurie.
“Angazhimi i të gjithëve është thelbësor për ndihmën dhe mbrojtjen e individëve të pafajshëm që preken nga ky fenomen”, tha kryetari Hyseni.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se janë në angazhimet të vazhdueshëm për drejtësi, barazi dhe mirëqenien e vajzave dhe grave.
Sipas saj qëllimi i këtij aktiviteti është që sot dhe çdo ditë tjetër të shkruajmë mesazhe të cilat janë veprime që do t’i ndërmarrim për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi aktivitete sensibilizuese dhe emancipuese me qëllim që të gjithë qytetarët ta kuptojnë saktë dhe drejtë që gruaja duhet të trajtohet me dinjitet dhe është e barabartë sikurse edhe burri”, tha ministrja Haxhiu.
“Zgjoi’, është një film dramatik shqiptaro-kosovar i vitit 2021 me shkrim dhe regji nga Blerta Basholli në debutimin e saj regjisorial. Në film luajnë Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.