Kryediplomati austriak nesër vjen në Kosovë

 Kryediplomati austriak nesër vjen në Kosovë

Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schalenberg, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Por, një ditë para vizitës në vendin tonë ai ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm, Nikola Selakoviq.

Atje, ministri austriak, tha se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq me shefin e diplomacisë austriake, Alexander Schalenberg, është biseduar për integrimin evropian të Serbisë, situatën e sigurisë në rajon, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë qëndrimit në Serbi, tha se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Schalenberg tha se bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal janë të rëndësishëm, se është e rëndësishme që të ketë një treg rajonal dhe shprehu mirënjohjen për Gjermaninë dhe kancelarin Olaf Scholz për vazhdimin e Procesit të Berlinit, sepse, siç tha ai, ishte “inkubatori në të cilin ishin krijuar idetë e bashkëpunimit”.

Ndryshe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nesër do ta mirëpresë homologun e saj Schallenberg në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa pas takimit që do të zhvillojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të mbajnë konferencë për gazetarë.

Austriaku në Kosovë pritet të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjajshme