KRU “HIDROMORAVA” SH.A.– Apelon qytetarët të kursjenë ujin dhe mos të keqpërdorin atë!
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN
APEL ME RËNDËSI
KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN!
Gjilan, 15 gusht 2024 – Niveli i rezervave të ujit në disa burime ka rënë dukshëm, siç është rasti me burimin nëntokësor “Baja” Gjilan, niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnicës ka filluar të bie me të madhe (aktualisht 26.58m), por edhe në burimet tjera ka rënë sasia e rezervave të ujit. Vala e nxehtit të madh në muajt e fundit që ka përfshirë vendin tonë, mungesa e të reshjeve atmosferike në sasi të mjaftueshme, shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë që të rritet nëmasë të madhe kërkesa për furnizim me ujë.
Kompania APELON TEK QYTETARËT për kursim dhe mos keqpërdorim të ujit, sidomos mos ta shfrytëzojnë për:
– Larjen e automjeteve,
– Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve,
– Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë,
– Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar,
– Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit.
Mos lejoni të na përsëritet e kaluara!
Foto e vitit 2019