Krimet ekonomike nisin hetimet për tenderin multimilionësh të Stadiumit të Gjilanit
Tenderi për renovimin e Stadiumit të Gjilanit zyrtarisht është bërë subjekt i hetimit nga organet e ndjekjes.
Ky tender po hetohet nën dyshimet për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.
Në një dokument të siguruar nga Infokus, theksohet se hetimin është duke e kryer Njësia e Hetimeve Financiare nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës.