Krimet ekonomike arrestojnë një kamarier në rajonin e Gjilanit, dyshohet për falsifikim parash
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë kryer veprime hetimore dhe operative me ç‘rast kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante se i dyshuari me iniciale SH.J. me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier në një kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400 €, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.
Lidhur me rastin me datën 06.06.2022 njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër tëprokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur.
I dyshuari, me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i parasë” neni 296 paragrafi 1, i kodit penal të RKS-së.
Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit, është intervistuar SH.J. dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim.