Kosovare Asllani shkruan historinë, bëhet futbollistja e parë në botë që e fiton çmimin “Këmba e Artë”
Kosovare Asllani është futur në historinë e futbollit të grave, duke u bërë gruaja e parë që e fiton çmimin “Këmba e Artë” në futbollin ndërkombëtar të grave.
Ky çmim prestigjioz i ndahet një futbollisti apo futbollisteje që e ka kaluar moshën 29-vjeçare dhe ka personalitet të fortë dhe karrierë të suksesshme ndërkombëtare.
“Këmba e Artë” i është ndarë vetëm burrave në futboll deri më sot, ndërsa Asllani – e lindur në Suedi nga prindër shqiptar të Kosovës që kishin migruar në shtetin skandinav – u bë futbollistja e parë në histori që nderohet me këtë çmim.
Fitues i këtij çmimi në futbolline burrave është Robert Lewandowski i Polonisë.
Sulmuesja 33-vjeçare e Milanit u shpreh krenare me këtë çmim dhe tha se ai tregon se sa shumë ka arritur futbolli i grave.
“Jam shumë krenare dhe e nderuar që shkrova historinë duke e fituar çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një futbolliste”, shkroi Asllani në Facebook.
Fituesja e këtij çmimi lë fërkem të përhershme në “Promenadën e Kampioneve” në Principatën e Monakos.
“Ky çmim përfaqëson futbollin e grave dhe atë se sa larg ka arritur ai, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, shtoi ajo.