KOSOVA EDHE ME NJË DOKTOR TË EKONOMISË
Nga sot Kosovës i është shtuar edhe një doktor i shkencave nga fusha e Ekonomisë.
Sot, me datën 15 tetor 2021, kandidati Msc. Xhavit Islami e mbrojti me sukses temën e diplomës së doktoratës me titull “The relation between HR practices, SC practices and competitive strategy as strategic instruments and their impact on organizational performance in manufacturing industry” në Universitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Ss. Cyril and Methodius” në Shkup dhe e mori gradën “Doktor i Shkencave Organizative dhe Menaxhimit”, me notë mesatare të studimeve 10.
Në një mjedis dinamik, qasja strategjike është thelbësore për organizatat që të arrijnënjë përparësi konkurruese në treg dhe të përmirësojnë produktivitetin e tyre,
sepse konkurueshmëria nuk mund të zhvillohet tutje duke e trajtuar dhe përmirësuar vetëm një instrument strategjik. Në këtë drejtim, kjo tezë e doktoratës trajton një qasje ndërdisiplinore nga një perspektivë e lidhshmërisë, me qëllim që të testojë një model të ri me pikëpamje integruese për ta zbardhur rolin e praktikave të zinxhirit të furnizimit dhe strategjive konkurruese në realizimin e ndikimit të mundshëm të praktikave të burimeve njerëzore në performancën e organizatave prodhuese.Me gjetjet e bazuara në të dhënat e mbledhura nga rreth 160 organizata prodhuese të cilat aktivitetin e biznesit të tyre e ushtrojnë në Republikën e Kosovës, kjo tezë e doktoratës pritet të ketë implikime të rëndësishme teorike edhe praktike, duke ofruar një model të avancuar i cili mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës së organizatave në industrinë e prodhimit por edhe më gjerë./RTKLIVE/