Korrupsioni dhe krimi nuk kanë nacionalitet
Shkruan: Sami ARIFI
SHBA-ja po ndihmon botën për siguri përmes sanksioneve që po u bënë të korruptuarave, duke i futur ata në listën e zezë. Rast i volitshëm për institucionet relevante profesionale të Republikës së Kosovës që ta pastrojë vendin nga ky kancer shkatërrues i cili ka arritur kulminacionin edhe në vendin tonë.
-Futja në listën e zezë nga SHBA-të për grupin korruptues e kriminal të Zvonko Veselinoviqit është një mundësi mjaft e mirë për t’ia ndërprerë shtytjen Serbisë që deri tani bënte destabilitet përmes këtij grupi në Republikën e Kosovës.
-Korrupsioni nuk ka nacionalitet, por ka rrjet kriminal të shtrirjes pa dallim nacional.
-Krimi i organizuar përmes korrupsionit, financimin e burimit e ka padyshim me shumicë te Serbia që përmes këtij grupit kriminal në Veri të Mitrovicës, Serbia mbante vendin tonë të tensionuar.
-RK-së tani ka lehtësim, me përkrahjen e SHBA-ve, për të shkatërruar rrjetin korruptues që është i shpërndarë në tërë territorin e Kosovës, madje mund të kishte lidhje edhe me ca politikanë të fuqishëm të shtetit tonë, dhe si i tillë korrupsioni ka sjellë edhe krimin e organizuar në vendin tonë.
-Pastrimi i vendit nga ky rrjet kriminal që e ka burimin te korrupsioni i krijon siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik shtetit të Kosovës.
-Kosova sot për shkak të korrupsionit nuk ka stabilitet dhe siguri të mjaftuar sepse në shumicën e poreve të jetës funksionon krimi që burimin e ka te korrupsioni. Këtë e dëshmojnë në vendin tonë me qindra vrasje të pazbuluara gjerë më tani…
-Popullit të Republikës së Kosovës, në radhë të parë i duhet siguri për të bërë zhvillimin ekonomik të vendit, i cili zhvillim gjithsesi ndihmon edhe në bërjen e sovranitetit kombëtar.
-Korrupsioni dhe krimi i organizuar në RK-së shkon në pruarje të Serbisë për ta bërë shtetin tonë jofunksional, për ta paraqit të paaftë te institucionet ndërkombëtare dhe së fundi për të kërkuar pranë OKB-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare zhbërjen e RK-së.
-Lista e zezë e lëshuar nga SHBA-të për grupin korruptues dhe kriminal në Kosovë, të Zvonko Veselinoviqit të ndërsyer nga Serbia, me rrjetë të zgjeruar në Kroaci, Mal të Zi, Bullgari etj, është një mundësi e mirë e Kosovës me përkrahjen amerikane të bëhet pastrimi i Kosovës nga ky rrjet korruptues, kriminal dhe kështu vendi ynë t’i kthehet sundimit të ligjit në tërë vendim që së shpejti do të sillte zhvillimin ekonomik dhe sovranitetin kombëtar në shtetin tonë. /zerogjasht.com/