Kompania gjilanase “EL BAU” shembull për të tjerët, çdo vit punëtorët e saj i shpërblen me pushime në Antaly
Kompania gjilanase “EL BAU”, përmes rrjetit social “Facebook” ka falënderuar gjithë stafin e saj, duke thënë se: një kompani është po aq e mirë sa stafi i saj, shkruan ZEROGJASHT
Ky është postimi i “EL BAU” :
SUMMER 2024
Kompania EL BAU shpk në Gjilan, në përmbyllje të sezonit veror 2024, organizoi një pushim në Antaly, i shtati me radhë për punëtorët e saj.
Çdo moment meriton të ruhet në kujtesë, pasi koha kalon pa u ndjerë. Vetëm një kompani serioze, e udhëhequr nga një staf punëtorësh të palodhshëm, e kurorëzon punën e sajme një pushim në një ambient të rehatshëm,
me ushqim e pije pa kufi, muzikë dhe shumë momente argëtimi.Megjithatë, ndjehej mungesa e atyre që për arsye objektive nuk mundën të ishin pjesë e këtij pushimi. Më shumë se kurrë, mungesa e punëtorit, shokut tonë Limon Vllasi i cili këtë vit shkoi në amshim. ishte e dukshme. Ai ndjehej fizikisht te secili prej nesh, ndërsa në mendjet dhe zemrat tona do të jetë gjithmonë i pranishëm.
Falënderojmë punëtorët për sjelljen e dinjitetshme gjatë kësaj jave të këndshme pushimi dhe për atmosferën festive në shoqërinë e pushuesve nga e gjithë bota.
Antaly, 2024