Kjo është 23 vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës

 Kjo është 23 vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës

Një vajzë 23-vjeçe ka pësuar lëndime të rënda sot si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

23 vjeçarja po vazhdon ende të trajtohet në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Për rastin foli edhe Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë.

“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, u tha nga Policia.

Burime  të “Mitropol” bëjnë të ditur se 23 vjeçarja që pësoi lëndime është vushtrriasja 23 vjeçare Elza Ujkani.

Elza është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkanit.

Të ngjajshme