KFOR njofton vdekjen e një ushtari turk në Gjilan
Sot është ndarë nga jeta, gjatë gjumit, një ushtar i Ushtrisë Turke i punësuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit. Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.
KFOR thotë se ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë.
KFOR thotë se për vdekjen janë njoftuar familjarët e ushtarit të ndjerë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur ngushëllimet e tij tëpërzemërta:
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, ka thënë komandanti Ulutaş.
Policia Rajonale e Gjilanit shqipton 1 mijë e 505 gjoba për shtatë ditë
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 02.08.2024 – 08.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ
Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni inaguruojnë përfundimin e parkut “Banja” dhe fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi”
Gjilan, 1 dhjetor 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e më pas kanë inauguruar fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe
6 profesionet që mund të mos ekzistojnë në të ardhmen
Eksperti i inteligjencës artificiale dhe sipërmarrësi Kai-Fu Lee parashikoi që 40 përqind e vendeve të punës në botë, do të zëvendësohen nga robotë në 15 deri në 25 vitet e ardhshme. Një studim i Oksfordit paralajmëron se
𝗡ë 𝗷𝗮𝗻𝗮𝗿 𝗸𝘂𝗿 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗸𝗼𝗵𝗮 𝘁ë 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗽𝗮𝗺𝗷𝗲 𝗯𝗼𝗿𝗲, 𝗾𝗲𝗹𝗶𝗻 𝗹𝘂𝗹𝗲𝘁
Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, në janar muaj i cili konsiderohet të jetë muaji më i ftohtë i dimrit, muaji ku ngrihet gjithçka nga bora e temperaturat në minus gradë. Edhe pse jemi në fund të muajit janar, temperaturat janë të larta
“Kiameti ndryshe nuk vjen”, paragjykimet për taksisten e parë në Gjilan e cila s’u ndihmua kurrë nga Komuna
Vlora Shkodra njihet jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë Kosovën për profesionalizmin e saj si një taksiste e cila ka thyer të gjitha tabutë në këtë profesion. Ajo është gjithmonë në dispozicion për klientët, pavarësisht
Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka takuar profesorët misionarë të arsimit gjilanas
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim profesorët, dikur në Shkollën e Lartë Pedagogjike, pastaj në Fakultetin e Edukimit dhe në fund, në Universitetin Publik “Kadri
Inspektorati i Gjilanit vazhdon t’i lirojë hapësirat publike, shqipton katër gjoba ndaj bizneseve
Gjilan, 13 tetor 2023 – Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon t’i lirojë hapësirat publike nga bizneset, të cilat kundërligjshëm kanë uzurpuar hapësirat, duke vendosur produktet e tyre. Drejtoresha për Inspekcion, Entela
Plani “Droni’: Konfiskohen mbi 110 patentë shoferë në rajonin e Gjakovës
Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë ka vazhduar aksionin ‘Droni’, ku për tri ditë ka konfiskuar 112 patentë shoferë për kundërvajtje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se janë
Intervistë 𝗲𝗸𝘀𝗸𝗹𝘂𝘇𝗶𝘃𝗲 me këngëtarin nga Kamenica Elvir Tahiri
Në këtë intervistë ekskluzive për portalin “Zerogjasht”, Elvir Tahiri tregon për jetën e tij profesionale dhe planet e tij. Së pari përshëndetje, është kënaqësi të jem pjesë e kësaj interviste dhe të përgjigjem
Bastiset shtëpia e ish-kryeprokurorit Haxhi Dërguti të aferës 150 mijë euroshe
Shtëpia e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti, është bastisur në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës. Kjo bastisje, sipas KALLXO, është udhëhequr nga prokuroria speciale. Para disa ditëve Kallxo publikuar një