KF Kika shpallet klubi më i mirë i Kamenicës për vitin 2023

 KF Kika shpallet klubi më i mirë i Kamenicës për vitin 2023

Sot gjatë ceremonisë “Laureatët e vitit 2023” në Kamenicë, klubi ynë, KF Kika është shpallur si klubi më i mirë për vitin 2023 në komunën tonë.

Kryetari i klubit, Naim Biçkaj ka pranuar mirënjohjen nga U.D drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe sport, Behar Hyseni.

“KF Kika shprehet mirënjohës për Komunën e Kamenicës dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm nën drejtimin e kryetarit Kadri Rahimaj. KF KIKA vazhdon dhe do të mbetet gjithmonë klub i të gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe më gjërë”, thuhet në njoftimin e klubit./kamenicaonline/

Të ngjajshme