Këto ushqime ndihmojnë artritin reumatik, mos i nëvlerësoni!
Ajshe Ibrahimi, dietologe/nutriciste
Ushqimet që konsumoni mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë në dhimbjen dhe simptomat tuaja të artritit. Inflamacioni, i cili luan një rol të madh në patogjenezën e artritit, shpesh ndikohet nga dieta e një personi.
Mënyra më e mirë për të identifikuar ushqimet që shkaktojnë inflamacion, është duke ndjekur një dietë eliminimi. Kjo fillon duke ngrënë ushqime që rrallë shkaktojnë inflamacion, të njohura si ushqime bazë.
Ushqimet bazë përfshijnë perimet me gjethe, patatet e ëmbla dhe quinoa. Pas disa javësh, ushqime të tjera shtohen një nga një në mënyrë metodike.
Kjo e bën të lehtë identifikimin se cilat ushqime shkaktojnë dhimbje të artritit.
· Ushqimet anti-inflamatore qe duhet te përfshihen në dietën tuaj
Komponimet kimike që gjenden natyrshëm në shumë fruta, perime dhe disa lloje te mishit, duket se kanë veti anti-inflamatore. Ushqimet anti-inflamatore si këto më poshtë, rekomandohen fuqimisht:
-Fruta të freskëta si mollë, kajsi, manaferra, kivi, portokall, ananas, avokado, rrush dhe banane.
-Vajra të caktuar si vaji i farave të lirit dhe vaji i ullirit.
-Arroret përfshirë bajamet dhe arrat
-Perime jeshile të errëta si spinaqi dhe brokoli
-Erëza si xhenxhefil, hudhër dhe shafran i Indisë.
-Çaji jeshil, çokollata e zezë dhe uji mineral janë gjithashtu anti-inflamatorë.
-Perime të tilla si lakër, karrota, lulelakër, qepë dhe patate të ëmbla.
-Peshku yndyror si salmoni, skumbri, sardelet dhe trofta janë të pasura me vitamina D dhe acide yndyrore Omega 3, të cilat kanë qenë të njohura të kenë efekte të fuqishme anti-inflamatore.
-Farat e lirit, farat kia dhe tofu
-Drithërat e plota duke përfshirë elbin, melin, tërshërën, quinoa dhe grurin.
Ushqimet qe duhet reduktuar:
-Ushqimi i skuqur dhe i përpunuar
-Sheqernat
-Karbohidratet e rafinuara
-Mishi i kuq
-Produktet e qumështit
-Alkooli dhe duhani
-Kripa dhe konservuesit