Këta janë të arrestuarit për ryshfet me patentëshofer
Policia e Kosovës dje ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, si pronarë dhe përgjegjës në një autoshkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit.
Insajderi mëson se dy personat e arrestuar janë nënë e djalë, Hafize dhe Edison Sallahu. Pronarë dhe përgjegjës të ‘Autoshkollës Tony’ me seli në Kaçanik.
Ata dyshohet se kanë pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshëm për t’ia mundësuar marrjen e patentë shoferëve për kategorinë “B” dhe “C” pa iu nënshtruar testeve.
Ata dyshohen për veprat penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve”.
Po ashtu janë kontrolluar dy zyre ku kanë sekuestruar dy telefona mobilë,
pesë regjistratorë- libra, shtatë fletore regjistrimi, interne dhe xhepi, 64 dosje origjinale të kandidatëve, 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë për punë.Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. Rasti mbetet nën hetime.”