KBI në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve për restaurimin e xhamisë dhe mejtepit të Mulla Idrizit në Dunav

 KBI në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve për restaurimin e xhamisë dhe mejtepit të Mulla Idrizit në Dunav

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka vendosur ta restaurojë xhaminë dhe mejtepin  e Mulla Idriz Gjilanit në fshatin Dunav, prandaj për ta realizuar projektin ka kërkuar ndihmën e qytetarëve. 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka njoftuar se në kuadër të angazhimit të tij për mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore islame në komunën tonë, në bashkëpunim edhe me Zyrën Regjionale të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ka përgatitur projektin e restaurimit të xhamisë dhe mejtepit të Mulla Idris Gjilanit në fshatin Dunav.

Këto dy objekte i kishte ngritur patrioti i madh Mulla Idris Gjilani.

Andaj KBI u ka bërë apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Gjilanit që të kontribuojnë në këtë aksion për të mbledhur mjete për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për të gjithë ne.

‘Realizimin e këtij projejti ia kemi borxh Mulla Idrizit, që vakëfin e tij ta mbajmë gjallë për të qenë dëshmi për brezat e rinj, se të parët tanë nuk kursyen asgjë nga vetja dhe flijuan jetën dhe pasurinë për të ngritur shkolla, që kombi të arsimohet dhe ndërtuan xhami që kombi të edukohet. Ne do fillojmë punimet e restaurimit me mjetet që do të tubohen nga besimtarët dhe qytetarët e vullnetit të mirë. Zoti ju ruajt dhe ju shperbleftë për çdo kontribut sado të vogël që jepni për përfundimin e këtij projekti sa domethënës, po aq edhe fisnik’, thuhet në apelin e KBI.

Kontributin tuaj mund ta dergoni në llogarinë e KBI në Gjilan, enkas për xhaminë në fshatin Dunav:

Këshilli i Bashkësise Islame Gjilan

Banka Kombetare Tregtare
1960508426031337
SWIFT CODE: NCBAXXKPR

Të ngjajshme