KB Drita me Diellza Halilin e Endrit Jerliun po merr pjesë në Kupën e Boksit në Budva të Malit të Zi
Dy boksierët e KB Drita Diellza Halili e cila bokson gjerë në 63 kg dhe Endrit Jerliu në kategorin 71 kg për herë të parë po marrin pjesë në garat ndërkombëtare dhe atë në Kupën e Botës në Budva
Talentja e boksit Diellza Halili në paraqitjen e parë ka treguar boks cilësor por papërvoja në arenën ndërkombëtare ka pësuar humbje nga boksierja e Sllovenisë.
Sidoqoftë për Diellzën kjo do të jetë një eksperiencë edhe më e madhe gjatë karierës së saj të boksit
Talenti Endrit Jerliu sot pas dite do të boksoj me një boksier poashtu nga Sllovenia dhe pritet të tregoj kualitetete tij në mes litarve.
Punë të palodhëshme dhe me shumë suksese po bëhet në KB Drita ku boksierët e saj gjdo ditë e më shumë po dëshmojnë talentin e tyre
Trajneri i KB Drita Nazim Halili ka bërë të ditur se është i kënaqur me punën e boksierve
“Kupa e Botës është diqka e madhe për qdo boksier Diellza edhe pse pa përvojë ka treguar boks cilësor ndaj boksierës së Sllovenisë por në momentet e fundit u dëshmua pa përvoja e saj, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e saj, poashtu Endriti është një talent ai pas dite do të boksojë me një boksier nga Sllovenia, Endriti do ta shpalosë tërë potencialin e tij në këtë ndeshje, por duhet theksuar se për ne është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në këtë festival të boksit botëror”.
Kjo Kupe Botës zhvillohet për të rinjë 17-18 vjeqë nga 3-11 mars.