I lindur më 1957, Naser Ibrahimi, kitarën e parë e kishte blerë më 1972, që ishte gjenerata e dytë e kitaristëve në Gjilan. Ai ka pasur 12 këngë të incizuara ne Radio Gjilani, kënga më e dëgjuar e tij “Besa” edhe sot pëlqehet me ëndje. Në vitin 1983 u paraqit në RTP në emisionin “Në orët e Vona” dhe […]Më shumë
Abdullah Tahiri është, lindur më 2 shtator të vitit 1956 në fshatin Malishevë, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, (gjimnazin) e mbaroi në Gjilan. Edhe si shkollar, Abdullahu ishte një njeri i rebeluar ndaj padrejtësive në jetë që bëheshin nga okupuesi serb. Sidomos, reagonte kur shihte popullin e tij […]Më shumë
Arsimtari Rexhep i Iindur më 12.08.1945 në Përlepnicë. Shkollën e fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin “Zenel Hajdini” e kreu në Gjilan në vitin 1966. Ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike drejtimi biologji-kimi” e kreu në Shkup në vitin 1968/69. Në shkollë të lartë diplomoi në vitin 1970. Punën e filloi s’i […]Më shumë
Tefik Selimi është i lindur në fshatin Nasale, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, ndërsa shkollën e mesme (ekonomike), në Gjilan.Pas shkollimit të mesëm, vazhdoi studimet e rregullta në Fakultetin Filozofik në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve, filloi të punojë profesor në gjimnazin “Zenel Hajdini” […]Më shumë
Xhavit Ahmeti lindi në Përlepnicë të Gjilanit, më 25 tetor 1952. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen – normalen, e cila zgjaste 5 vjet e kreu në Gjilan (për katër vjet, si nxënës i dalluar). Studimet universitare i filloi në FSHMN të Universitetit të Sarajevës, por për shkaqe ekonomike u kthye dhe […]Më shumë
Prof.Asoc.Dr. Januz Dërvodeli lindi më 9 shkurt 1955 në fshatin Magurë të komunës së Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në Hogosht (1970), duke udhëtuar edhe nga disa kilometra këmbë në ditë. Shkollën e mesme (normalen) e mbaroi në Gjilan (1976), kurse studimet themelore i kreu në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë në Prishtinë (1980). […]Më shumë
Shpend Elezi Lindi në Gjilan, më 3 mars 1965, nga babai Asllani dhe nëna Ismetja. Shkolla fillore (1979) dhe të mesmen (1983) i kreu në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Mjeksësisë, në afat të caktuar, e kreu në Universitetin e Prishtinës, më 1988. Specializioi kardiologjinë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (1993 – 1995). Që nga […]Më shumë
Nexhmedin Bllaca ka lindur më 24 shtator të vitit 1963. Studimet i ka përfunduar në shkollën e lartë pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë, për të vazhduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në drejtimin e Gjeografisë në Prishtinë. Magjistraturen e ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në drejtimin “Gjeografi Rajonale”. Punon si mësimdhënës i gjeografisë […]Më shumë
Naser Morina është i lindur në Fshatin Topanicë, komuna e Dardanës. Shkollën filore dhe të mesme e kreu në Gjilan, kurse fakultetin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës e kreu në Prishtinë. Në korrik të vitit 2021 me sukses të lartë ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Universitetin shtetëror të Sarajevës në fakultetin e ndërtimtarisë në temën […]Më shumë