Kapet në Zvicër çifti shqiptar që kërkohej me fletarrest nga Italia

 Kapet në Zvicër çifti shqiptar që kërkohej me fletarrest nga Italia

Policia kantonale e Cyrihut arrestoi një grua dhe një burrë në Weiningen të hënën, të cilët janë shpallur ndërkombëtarisht, nga Italia, për arrestim, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka bërë të ditur policia kantonale të mërkurën.

Hetuesit vunë re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Weiningen. Kur u kontrolluan personat në automjet, ata nuk mundën të identifikoheshin, për këtë arsye policia i dërgoi në stacion, shkruan polizeinews.ch. Më pas rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar 44-vjeçar dhe një shtetase shqiptare 38-vjeçare, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Dyshja me sa duket ishte arratisur nga një burg. “Dy personat ikën nga ekzekutimi i një dënimi me burg lidhur me një krim të dhunshëm”, shkruan Policia Kantonale. Dëmtimi i rëndë trupor konsiderohet krim i dhunshëm.

Policia në kontrollin e automjetit ka sekuestruar edhe mjetet e vjedhjes, përcjell albinfo.ch. Pasi policia ka përpunuar rastin, dy personat u dërguan në prokurorinë publike të Cyrihut-Limmat, thuhet në njoftimin e publikuar nga policia.

Të ngjajshme