Kapen dy mash*trues në Gjilan – vunë në lajthitje 13 qytetarë, përfituan 24.607 euro

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Prokuroria në Gjilan gjatë zhvillimeve të hetimeve disamujore, ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G.J., i vitit të lindjes 1986 në bashkëpunim me A.A., viti i lindjes 2000 kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e këtij qyteti.
Sipas komunikatës, të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara, raporton Klankosova.tv.
Gjatë hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nëkëtë qytet,
ka identifikuar 13 persona të dëmtuar në komunat e Gjilanit dhe Vitisë. Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur.“Me këto veprime është krijuar dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale: “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
Të dyshuarit kanë intervistuar para disa ditësh dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.