Kamenica tani bëhet me specialist të Parodontologjisë dhe Mjekesisë Orale për Sëmundje të Gojës, Dr. Spec. Pajtim Gagica

 Kamenica tani bëhet me specialist të Parodontologjisë dhe Mjekesisë Orale për Sëmundje të Gojës, Dr. Spec. Pajtim Gagica

Gagica përmes rrjeteve sociale ka shkruar:

“Sot, më 23.02.2024, para Komisionit vlerësues:

Kryetare – Prof. Ass. Dr. Zana Sllamniku Dalipi.

Anëtar – Ass. Dr. Sci Visar Bunjaku,

Anëtar – Ass. Dr. Sci Mirlinda Sopi-Krasniqi, kam përfunduar me sukses provimin specialistik dhe kam fituar titullin “Specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale”.

Jam shumë falënderues ndaj Zotit për këtë sukses të arritur. Gjatë kësaj periudhe të avancimit tim profesional, dua ta shpreh mirënjohjen time ndaj familjes sime, bashkëshortes, fëmijëve, dhe prindërve për mbështetjen dhe motivimin e vazhdueshëm. Jam përkushtuar për të përmbushur detyrën time si profesionist në këto vite dhe për këtë dua ta falenderoj mentorin tim, Ass. Dr. Sci. Kastriot Meqa, mirënjohje plot respekt, për dijen dhe aftësitë, si dhe për mbështetjen e pa kursyer që më ka dhënë.

Nga ky moment, unë përfaqësoj një kapitull të ri në rrugëtimin tim profesional, si Dr. Spec. Pajtim Gagica. Besoj në vazhdimin e përpjekjeve dhe kontributit tim në fushën e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale.”

Të ngjajshme