Ju prezentojmë fabrikën e ujit “Kika” në Kikë të Kamenicës

 Ju prezentojmë fabrikën e ujit “Kika” në Kikë të Kamenicës

Fabrika e ujit “Kika” në Kikë të Dardanes është investim i kompanisë “Shqikos-Aralco” Sh.A. me seli në fshatin Bujnovc komuna e Kamenicës. Kjo kompani veprimtarinë e ka filluar si NTP”Shqikos” e themeluar në shkurt të vitit 1993. Nga dëshira për bashkimin e trojeve shqipëtare i bashkuam tre shkronjat e para të Shqipërisë dhe tre të Kosoves “Shqi-Kos” edhe pse në atë kohë kemi pasur shumë pengesa në zhvillimin e aktivitetit afaristë për shkak të emrit të ndërmarrjes. Aktiviteti fillestar i NTP “Shqikos” në vitin 1993 ka qenë me një market në Gjilan , më vonë e vazhduam tregtinë me shumicë deri në vitin 1998 ku e ndërpremë aktivitetin afaristë shkaku i luftës. Pas luftes filluam të punojmë kryesisht me importi e artikujve ushqimorë nga Hungaria,Cekosllovakia,Gjermania, Belgjika etj. Pasi që njëri prej pronarëve të kompanisë është me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë e pamë nevojen për ujëra të buta/oligominerale(me mineralitet të ulët) që ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të njeriut. Bëmë hulumtime nëpër vise të ndryshme të Kosoves deri sa hasëm në ujëra të buta në malet e Kikës . Andaj edhe filluam investimet në fabriken për mbushje të ujit të amballazhuar. Vetitë e ujit “Kika” cdo ditë e më tepër po e vlerësojnë konsumatorët sepse ata që e përdorin këtë ujë nuk do të kenë më pas probleme me gurë në organizëm (në veshka dhe kanale urinale) pasi që uji Kika është ujë i pangopur kështu që i tretë gurët , bënë tretjen e ushqimit si dhe ndikonë në enët e gjakut. Kualiteti i ujit vërehët edhe nga rezultatet e analizave fiziko-kimiketë kryera në institutet e ndryshme . Ujë natyral ekologjikë “Kika” është i patrajtuar kimikisht por në procesin e ambalazhimit bëhët vetëm filtrimi dhe trajtimi bakteriologjikë me rreze “UV” për këtë arsye edhe e kemi emërtuar ujë natyral ekologjikë cka do të thotë se ruhet kualiteti i lartë i ujit dhe rradhitet në ujërat me cilësi shumë të lartë të ujërave natyrale ekologjike . Uji merret nga burimet e maleve të Kikës në lartësi mbidetare 1156m dhe sjellet deri te fabrika në lartësi mbidetare 730m. Burimet e ujit janë punuar me kaptazhat sipas standardeve evropiane, si dhe sjellja e ujit bëhët me gypa të kualiteti të lartë në mënyrë që mos të humbin vetitë e ujit. Kemi te implementuara standardet ISO 22000:2005 dhe HACCP-in.

Të ngjajshme