Jo vetëm pa mjekë, Kosova po mbetet edhe pa nxënës

 Jo vetëm pa mjekë, Kosova po mbetet edhe pa nxënës

Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar mësimin në këtë vit shkollor në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim Parauniversitar, Samir Shahini, në Komisionin për Arsim të martën.

Sipas Shahinit, më shqetësues është fakti se kjo rënie nuk është përcjellë me një reformim të sistemit parauniversitar nga udhëheqësit.

Ditë më parë, zv/ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, e ka përmendur këtë problematikë, të cilën e ka arsyetuar me lindje më të pakta, e rritje të numrit të nxënësve në shkollat private.

Përveç kësaj, në këtë komision u diskutua edhe për grevën e paralajmëruar, për të cilën u tha se më prioritet duhet të jenë interesat e nxënësve.

Teksa para anëtarëve të komisionit u paraqitën edhe problemet që po ua shkakton mungesa e bordit të OSHP-së dhe pamundësia e zbatimit të kontratave kolektive për mësimdhënësit.

Të ngjajshme