Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera

 Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera

Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publikuara që tregojnë edhe një herë tjetër dështimin e të parit të Gjilanit, Alban Hysenit.

Kritikat më të mëdha për Hysenin nga Lëvizja Vetëvendosje për më shumë se dy vite në pushtet ishin pikërisht për projektet që i premtoi e asnjëherë nuk i përfundoi e të tjera që nisën e u lanë në gjysmë.

Pamje të tilla kemi parë gjatë gjithë kohës në rrjete sociale aty ku po denoncohet puna “shkel e shko’ e kreut të Gjilanit.

Edhe kësaj here këto pamje nga fshati Përlepnicë në Gjilan tregojnë pikërisht dështimin në infrastrukturë, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa fotografi shihet se si është asfaltuar trotuari, e sikur të mos ishte kjo mjaftueshëm, në mes të tij ka edhe një bander që e bënë atë gati ta pashfrytëzueshëm.

Shihni më poshtë fotografitë e publikuara në faqen e fshatit:

Të ngjajshme