Intervistë me Drejtorin 𝗕𝗮𝘀𝗿𝗶 𝗦𝗽𝗮𝗵𝗶𝘂
Intervistë me drejtorin e SHFMU “17 Shkurti” në Muçivercë, Basri Spahiu, për portalin Zerogjasht
Portali “Zerogjasht”: Kur keni nisur karrierën si drejtor i shkollës “17 Shkurti”?
Basri Spahiu: Karrierën e kam nisur më datë: 01.07.2022 deri para kësaj kohe kam qenë profesor i matematikës që nga hapja e shkollës“17 Shkurti” në Muçivercë – Kamenicë.
Portali “Zerogjasht”: Sa staf keni si shkollë, dhe sa nxënës?
Basri Spahiu: Gjithsej staf në shkollë jemi 26 persona dhe 130 nxënësë.
Portali “Zerogjasht”: Cila është pjesa më e bukur dhe më e vështirë e ushtrimit të këtij profesioni?
Basri Spahiu: Pjesa më e mirë e profesionit të drejtorit janë suksesi inxënësve,
kurse pjesa më e vështirë është ndërprerja e procesit arsimor nga grevat ose shkaqet të tjera të ndryshëm.Portali “Zerogjasht”: A ka pasur sukses shkolla juaj në vitin që lamë pas?
Basri Spahiu: Po, suksese të nxënsëve nëpër gara komunale dhe më gjerë.
Portali “Zerogjasht”: Çfarë vizioni keni për shkollën tuaj në të ardhmen?
Basri Spahiu: Ngritja e cilësisë si nga ana e stafit ashtu edhe nga suksesi i arritur i nxënësve, të ofrojmë kushte sa më të mira për secilin nxënës duke e përcjellur teknologjinë e fundit.
Portali “Zerogjasht”: Cili është mesazhi juaj për nxënësit që duan të vijojnë shkollimin në shkollën “17 Shkurti” në Muçivercë?
Basri Spahiu: Shkolla “17 Shkurti” i plotëson të gjitha kushtet për procesin mësimorë, është shkollë kjo e cila përbëhet nga një staf profesional i kualifikuar, është e pajisur me teknologji, me kabinete, gjithashtu procesi edukativo-arsimor zhvillohet në kushte normal etj.
Intervsitën e realizoi: Artan Dërmaku / zerogjasht/