Intervistë ekskluzive me këngëtarin gjilanas Naser Beqiri – Nasi
Në këtë intervistë ekskluzive për portalin “Zerogjasht”, Nasi tregon për jetën e tij profesionale dhe planet e tij.
Zerogjasht: Sa kohë keni që merreni me muzikë?
Nasi : Me muzikë merrem që nga fëmijëria. Jam edhe Arsimtar i muzikës, kam përfunduar Magjistraturën në degën e metodologjisë së mësimëdhënies muzikore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Zerogjasht: A e keni të trashëguar muzikën në familjen tuaj, apo jeni i vetmi që këndoni në familje?
Nasi: Ka kënduar babai vetëm si hobi por me muzikë merret edhe vëllai Labinoti. Hapat e parë së bashku i kemi bërë që nga shkolla fillore.
Zerogjasht: Nëse jo në muzikë, kudo e gjenit veten në ndonjë profesion tjetër?
Nasi: Profesioni tjeter do të mund të ishte futbolli.
Zerogjasht : Ku e shihni veten pas 5 viteve?
Nasi: Pas pesë viteve mendoj të jem edhe më i sukseshëm me punë dhe angazhim. Do të kem shumë projekte të mia.
Zerogjasht: A mund të zbuloni ndonjë ekskluzivitet për portalin zerogjasht?
Nasi: Për portalin tuaj ekskluzive është se jam duke punuar një këngë të re me videoklip që pritet të dal muajin e ardhshëm. Kënga titullohet “Shpirti im”.
Faleminderit
Intervistën e realizoi: Artan Dërmaku.