INTERVISTË | Belgizare Kryeziu, drejtoreshë në SHFMU “Metush Krasniqi” Roganë – Kamenicë
Intervistë me drejtoreshën e SHFMU “Metush Krasniqi” Roganë – Kamenicë, Belgizare Kryeziu, për portalin Zerogjasht
Portali “Zerogjasht”: Kur keni nisur karrierën si drejtoreshë e shkollës “Metush Krasniqi”?
Në mars të këtij viti, (2023) u emërova U.D e drejtorit të SHFMU “Metush Krasniqi” dhe deri më 31 gusht ashtu vazhdova, kurse nga data 1 shtator ushtroj detyren e drejtor/es me mandat e kompetencë të plotë 4 vjeçare.
Portali “Zerogjasht”: Sa staf keni si shkollë, dhe sa nxënës?
Nëse është fjala për stafin arsimor kemi gjithsej 28 mësimdhënës, por është shumë e rëndësishme të theksojmë se në shkollën tonë kemi edhe stafin (shërbimin) profesional si: psikologe,logopede,
mësuesen mbështetëse dhe mësuesen asistente të cilët me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm kryejnë detyrat e tyre.Gjithsesi, nëse përfshijmë edhe stafin teknik janë gjithsej dyzet punëtorë.
Sa i përket nxënësve numri është zvogëluar dukshëm, dukuri kjo që po e përjetojnë shkollat në tërë Kosovën dhe aktualisht numri i nxënësve që vijojnë mësimet në shkollën tonë është 200.
Portali “Zerogjasht”: Cila është pjesa më e bukur dhe më e vështirë e ushtrimit të këtij profesioni?
Menaxhimi është një lloj aktiviteti profesional shumë i veçantë ku secila ditë është ndryshe nga tjetra.
Pjesa më e bukur është kur sheh dhe përjeton rezultatet e nxënësve, kur mund të plotësosh kërkesat e tyre dhe kur realizon atë që premton.
Po ashtu, kënaqësi është kur ke një staf arsimor të kualifikuar, të përgjegjshëm dhe me vizion për rezultate,
Pjesa më e vështirë është se drejtori i shkollës duhet të kryej shumë funksione menaxheriale si:
Ndërveprimin me stafin arsimor, ndërveprim me menaxhmentin e lartë, takime e angazhime edhe me komunitetin e prindërve, po ashtu në menaxhim duhet të zgjidhen një sërë problemesh, organizative, ekonomike, teknike, socio-psikologjike, juridike etj
Portali “Zerogjasht”: A ka pasur sukses shkolla juaj në vitin që lamë pas?
Po, vitin që e lamë pas shkolla jonë ishte mjaft e suksesshme sidomos në fushën e sportit ku vlen të theksohet vendi i parë në gara komunale dhe regjionale në volejboll ( djemt), vendi i tretë gara komunale vajzat, ne kros dhe stafeta vendi i parë në gara komunale.
Portali “Zerogjasht”: Çfarë vizioni keni për shkollën tuaj në të ardhmen?
Në një periudhë afatshkurtër, synojmë rritjen e cilësisë, gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënjen nga të gjithë ata që janë pjesë e shkollës dhe procesit edukativo-arsimor.
Po ashtu do të arrijmë të jemi shkollë e moderuar me standarde dhe metoda më të avancuara bashkëkohore të mësimdhënies duke ndërthurur shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe njohurive hulumtuese për të qenë në hap me zhvillimet globale.
Bashkëpunimi i ngushtë në këshillin e prindërve, krijimi i një klime pozitive mësues – nxënës japin rezultate gjithashtu
Portali “Zerogjasht”: Cili është mesazhi juaj për nxënësit që duan të vijojnë shkollimin në shkollën “Metush Krasniqi”?
Mesazhi im për nxënësit e shkollës sonë është: Zhvilloni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja sa më shumë, dhe kjo bëhet vetëm me angazhim maksimal në mësime.
Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, sepse bashkëpunimi është shkathtësi që ju nevojitet gjatë gjithë jetës, bëhuni kreativ dhe synoni suksese.
Bëhuni mendimtar kritik që të mësoheni të merrni vendime bazuar në fakte dhe argumente, sfidohuni me projekte hulumtuese, bëhuni pjesë e zgjidhjes së problemeve të ndryshme,
Shumë shpejt shkolla jonë do të marrë një pamje tjetër me renovimin e plotë të hapësirës së brendshme që po i bëhet. Do të krijohen kushte me standarde evropiane.
Në secilën klasë do ketë Smart TV, laptop dhe shume kushte e mundësi ndryshe nga shkollat tjera, prandaj shfrytëzojini këto mundësi e këto kushte duke na sjellë rezultate e suksese kudo që paraqiteni e përfaqësoni shkollën tonë.
Ne ju sigurojmë menaxhim cilësor dhe efikas në shkollën tonë bazuar në transparencë dhe në llogaridhënie.
Intervistën e realizoi: Artan R.Dërmaku