Intervistë 𝗲𝗸𝘀𝗸𝗹𝘂𝘇𝗶𝘃𝗲 me këngëtarin gjilanas Gramos M.Daku
Në këtë intervistë ekskluzive për portalin “Zerogjasht”, Gramos M.Daku tregon për jetën e tij profesionale dhe planet e tij.
Së pari përshëndetje, është kënaqësi të jem pjesë e kësaj interviste dhe të përgjigjem ekskluzivisht për portalin Zerogjasht.
Zerogjasht: Sa kohë keni që merreni me muzikë?
Gramos M.Daku: Me muzikë merrem nga viti 2010 më i angazhuar jam që 3-4 vitet e fundit me Projekte të ndryshme.
Zerogjasht: A e keni të trashëguar muzikën në familjen tuaj, apo jeni i vetmi që këndoni në familje?
Gramos M.Daku: Me muzikë babai i Nënës time Zeneli në kohërat e vjetra “qysh thojnë populli ktynehere” ka krijuar melodi tëndryshme në Kavall,
ku edhe instrumentin e tij kam unë si trashëgim afro 80 vite e më shumë, përndryshe jam i vetmi në familje si këngëtar.Zerogjasht: Nëse jo në muzikë, ku do e gjenit veten në ndonjë profesion tjetër?
Gramos M.Daku: Nuk e di ka shumë profesione që nuk i dallojë e nuk i pritoj, përndryshe nga muzika si Hobi të dytë kam edhe aktrimin pjesë e veqant e jetës time .
Zerogjasht : Ku e shihni veten pas 5 viteve?
Gramos M.Daku: Pas 5 vitesh shpresoj ta shohim veten në suksese edhe më të mëdha normal gradualisht.
Zerogjasht: A mund të zbuloni ndonjë ekskluzivitet për portalin zerogjasht?
Gramos M.Daku: Së shpejti do lansoj një këngë “Motër e Vëlla”, emrin e këngëtares nuk kisha me tregu për qëllim se është një duet me një këngëtare shumë IN në estraden kosovare.
Intervisten e realizuan: Elion G. Sopi & Artan Dërmaku.