Institucionet mikrofinanciare “rrjepin” qytetarët, inkasojnë 55.5 milionë euro në emër të interesit

 Institucionet mikrofinanciare “rrjepin” qytetarët, inkasojnë 55.5 milionë euro në emër të interesit

Institucionet mikrofinanciare (IMF) kanë arritur të inkasojnë 55.5 milionë euro në emër të interesit gjatë periudhës janar- nëntor të vitit që lëmë pas

Si rrjedhojë e këtyre të hyrave, këto institucione kanë arritur të kenë profit neto prej 16.7 milionë eurove.

Sipas “Sistemit Financiar mujorë- nëntor 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm në 11 mujorin të vitit që lëmë pas, IMF-të kanë arritur të inkasojnë 62.6 milionë euro, prej të cilave 55.5 milionë euro janë inkasuar në emër të interesit, raporton Gazeta10.

IMF-të fitimet kanë arritur t’i trashin fitimet falë kredive dhe lizingjeve, ku pjesa më e madhe e të hyrave del të jetë nga interesi.

Deri në muajin nëntor janë lëshuar 449 milionë euro kredi dhe lizingje, që përbën një rritje prej 27 për qind.

Norma e interesit në kredi dhe lizingje është raportuar të ketë qenë 18.7 për qind. /GAZETA10/

Të ngjajshme