Hovenier dënon djegien e veturës me targa RKS, kërkon zgjatjen e afatit për konvertimin e tyre
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturës me target RKS dhe njëkohësisht ka kërkuar zgjatjen e afatit për konvertimin e tyre, raporton Gazeta10.
Hovenier ka thënë se veprat si djegia e targave janë frikacake dhe kriminale.
“SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Tutje, ai ka përsëritur kërkesën për zgjatjen e afatit të periudhës së zbatimit edhe për 10 muaj.
“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier.
Kujtojmë se kjo ka qenë një kërkesë perëndimore edhe para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta merret vendimin për shkallëzimin e zbatimit të vendimit për konvertimin e targave. / Gazeta10