Historiku për fshatin Desivojcë të Kamenicës

 Historiku për fshatin Desivojcë të Kamenicës

Desivojca është një fshat që shtrihet në pjesën lindore të komunës së Kamenicës, pra në pjesën lindore të Republikës së Kosovës.

Desivojca ka një sipërfaqe prej 16,41 km², 89 shtëpi me 755 banorë dhe një dendësi prej 47 banorë në 1 km² (të dhënat nga viti 1995, marrë nga libri Desivojca Nëpër Kohë). Nga veriu kufizohet me fshatin Huruglicë (Serbi), nga verilindja me fshatin Tërstenë, nga lindja me fshatin Zarbincë e Priboc, nga juglindja, jugu dhe perëndimi me fshatin Laçiq, kurse nga veriperëndimi me fshatin Velegllavë.

Desivojca gjendet rreth 50 km larg qytetit të Gjilanit.

Ka shkollën fillore tetëvjeçare Kadri Zeka, në drejtorinë e së cilës përfshihen edhe shkolla tetëvjeçare në Poliçkë, shkollat katërvjeçare në Laçiq, Sotllarë, Tërstenë dhe Velegllavë. Kurse ne xhaminë e fshatit (ndërtuar më 1816) kryejnë ceremonitë fetare edhe këto fshatra : Velegllava, Laçiqi, Sotllari, dhe Tërstena.

Vendet me lartësi më të madhe mbidetare në Desivojcë janë : Drumi i Xhelës 1228 metra, Rrafshi 1157 metra, Strajdeja 1138 metra, Maja e Zezë 1094 metra, Maja e Sreshnjes 1070 metra, Cipeli 1037 metra.

Në fshatin Desivojcë jetojnë 13 grupe familjesh, si : Shkodra, Bunjaku, Dragobuzhda, Mellova, Beshtica, Gurguroci, Gagica, Surdulli, etj. Shumë banorë të fshatit tani jetojnë nëpër vende urbane si në Gjilan, Kamenicë, Prishtinë, Ferizaj, etj.

Të ngjajshme