HILMI XH. DËRMAKU (Magjistër i shkencave kimike dhe teknologjike)
Hilmi Dërmaku është lind më 9.05.1941 në fshatin Shipashnicë, komuna e Dardanës (Kamenicës). Ciklin e ulët të shkollës fillore prej klasës së parë deri në klasën e katërtë e kreu në vendlindje, kurse ciklin e lartë (V-VIII) në Hogosht. Shkollën e mesme Normale e kreu në Prishtinë, në vitin shkollor 1961/62. Hilmiu studio në Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë, në Universitetin e Prishtinës. Diplomoi në vitin 1986. Studimet pasuniversitare i regjistroi në vitin 1970 në Fakultetin e Teknologjiksë në Zagreb. Pas një viti magjistroi (1971), me temën: “Hulumtimi dhe përdorimi i boksit me përbërje të lartë të siciliumit”. Mr. Hilmi Dërmaku,në vitin shkollor 1961/62 punoi mësuses,
së pari në shkollën fillore të Desivojcës e pastaj në atë të Roganës. Krahas studimeve, punoi edhe si arsimtar i kimisë në disa shkolla të mesme të Prishtinës, kurse gjatë viteve 1967/1969 punoi në Shkollën Normale, në Gjimnazin “Zenel Hajdini” si dhe në Shkollën Ekonomike të Gjilanit. Profi Hilmi e bëri edhe një specializim në fushën e prodhimit të ngjyrave dhe të zmaltit, si lëndë kryesore në procesin teknologjik për prodhimin e pllakave të qeramikës. Specializimin e bëri në firmat më të njohura italiane, gjermane dhe franceze. Ishte pjesëmarrës aktiv edhe në disa projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në vitin 1969 punoi në laboratoriumin e Termoelektrones në Obiliq. 14 vjet punoi në qeraminkën “Karaqeva” në Kamenicë dhe konsiderohet ndër themeluesit dhe eksperti i parë i saj. Si ekspert i rrallë i këtij profesioni punoi edhe në shumë vende të botës: në Amerikën Latine-udhëheqës i prodhimit të pllakave 1981/83, në Nigeri-drejtor teknik dhe këshilltar për zhvillimin e industrisë së pllakave (1988/91), në Algjeri-udhëheqës i prodhimeve të pllakave të qeramikës, monoporoze (1991/93), në Rusi-këshilltar në procesin teknologjik të prodhimit të pllakave të qeramikës (1993/95), në Shqipëri shef i prodhimit dhe ndërtimit të një fabrike të pllakave në Tiranë (1995/96), në Siri-udhëheqës i prodhimit të pllakave të qeramikës 1996/98), në Turqi-këshilltar i teknologjisë për prodhimin e pllakave (1998/99) dhe në Egjipt, 1999 e tutje, këshilltar i teknologjisë për prodhimin e pllakave të qeramikës.