Hilet me “Listën Serbe”!
Shkruan: Milaim Sylejmani
Historiku: Lista Serbe u formua në vitin 2014, pasi skadimit të 3 mandateve për 10 vende të garantuara të minoritetit serb, krahas 10 vendeve të rezervuara që i ka ky minoritet sipas “Pakos së Ahtisarit”. Prej shpalljes së kësaj Pakoje deri në vitin 2014 u konsumuan ato 3 mandate për vetëm rreth 7 vite ( në vend të 12 viteve sa ishin planifikuar). Në këtë periudhë shumë pjesëtar të minoritetit serb, të cilët kishin pranuar realitetin e ri në Kosovë ishin punësuar nëpër institucione të ndryshme si TMK/FSK, Polici etj . Zatën kjo ishte edhe kërkesë e partnerëvestrategjik ndërkombëtar,
për t’i integruar minoritet, me theks të veqantë minoritetin serb. Për rrjedhojë partitë e serbo-kosovarëve kishin kërkuar edhe një mandat në mënyrë që të joshin edhe më tepër serbët vendor me kushtin se do të votonin të gjitha ndryshimet Kushtetuese në favor të funksionalitet më të mirë të shtetit të Kosovës, dhe për të avancuar TMK në Ushtri të Kosovës.Për këtë kërkesë të serbëve kosovar ishin dakorduar partitë shqiptare, me përjashtim të VV-së e cila filloj t’i quante të gjithë tradhtar, pasi që Ahtisari ua ka dhënë 6 mandate ( që u konsumuan për 7 vite), e që këta “tradhtarët” po donë me ua dhënë 4 mandate. Marrëveshja me serbët lokal nuk u bë, dhe mandati i 4-të nuk ju dha!
Për pasojë ne humbëm serbët lokal që pranoni shtetin e Kosovës, e të cilët Serbia i quante tradhtar dhe formoj Listën Serbe si vegël direkt e lidhur me Beogradin. Rrodhën si rrodhën gjërat, e sidomos pas aktit terrorist të 24.Shtatorit 2023 në Banjska, Lista Serbe duke marrë pjesë në varrim të terroristëve të vrarë, dhe duke ju dhënë publikisht përkrahje u provua se është organizatë politike terroriste. Ashtu e quajtën edhe ministra, zyrtar shtetror, deputet e përfaqësueses të ndryshëm politik, por nuk u ndërmor asnjë akt për ta shpallur ligjërisht organizatë terroriste.
Sot është vonë dhe mosçertifikimi është farsë, pasi që organet e ankimimit nuk besoj se do të kanë prova për moçertifikim!