Heroi i kombit Xhevat Qerimi tërë jetën e tij në shërbim të atdheut

 Heroi i kombit Xhevat Qerimi tërë jetën e tij në shërbim të atdheut

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi!

I lindur me 9 Nëntor në vitin 1965!

Zyrtarisht anëtar i Lëvizjes, në Prishtinë, në Konviktin nr. 2, në dhomën 324, në vitin 1986!

Kryetar i Këshillit të Rrethit të Lëvizjes për Anamoravë, nga viti 1989!

Në ushtrime ushtarake në Shqipëri, bashkë me Heroin e Kombit Zahir Pajaziti në vitin 1991!

Më 10 Janar 1993, ndalet zemra e madhe e Xhevat Qerimit!

Më 17 Nëntor 1994, në Zvicër, LPK e themelon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Më 12 Qershor 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas një lufte heroike dhe titanike, e pas gjakut të derdhur për liri nga qindra dhe mijëra Dëshmorë e Heronjë të Kombit, e ndihmuar nga NATO e cila ishte e prirë nga SHBA, e bëjnë realitet largimin përgjithmonë të Serbisë pushtuese nga Kosova!

Në vitin 2000, në Prishtinë, LPK e themeloi UÇPMB-në!

Në vitin 2001, në Prishtinë, LPK e themeloi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare!

Më 22 Dhjetor 2014, pas kërkesës së Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të organizuar nga Deputeti Ramiz Lladrovci, veprimtari e ushtaraku çlirimtar, komandanti i njësiteve të para të armatosura Xhevat Qerimi, nga Presidentja e Kosovës znj. Adifete Jahjaga, dekorohet me Urdhërin e “Pavarësisë” së Kosovës!

Më 28 Korrik 2015, Xhevat Qerimit nga Gjenerali i UÇK-së Agim Çeku, i ndahet Çertifikatë, Veteran Luftëtarë i UÇK-së!

Më 13 Prill 2017, me propozim te Kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Heronjëve dhe Deshmorëve te Kombit Naim Zhitia, Xhevat Qerimit edhe zyrtarisht i njihet statusi Dëshmor i Kombit, çertifikatë kjo e nënshkruar nga Gjeneral Agim Çeku!

Më 10 Janar 2020 me propozim të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe me Vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, u varros në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte dhe mbetet udhëheqës i madh dhe figurë e shquar në radhet e LPK-së!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte Ushtari e Komandanti i formacioneve të para të UÇK-së, e cila më vonë kur u themelua në themelet e saja kishte, aktivitetin, mundin, djersën e Tij të pakursyer dhe trimërinë e madhe dhe heroike që e kishte të lindur!

Lavdi e përjetshme, jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 9 Janar 2024!

Të ngjajshme