Hatixhe Zejnullahu në turneun memorial “Ali Rexhepi e Shaban Shaqiri” merr medaljen e bronztë

 Hatixhe Zejnullahu në turneun memorial “Ali Rexhepi e Shaban Shaqiri” merr medaljen e bronztë

Talentja e madhe e karatesë e klubit “AS” nga Gjilani, Hatixhe Zejnullahu edhe një herë tregoi se është një talente e madhe e karatesë. Në turneun memorial “ Ali Rexhepi e Shaban Shaqiri”, i cili është mbajtur në qytetin e Ferizaji, Zejnullahu ka arritur të marrë medaljen e bronztët në një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe.

20 vjeçarja Hatixhe Zejnullahu e cila peshon 49 kg, ka garuar në kategorinë absolute ku kundërshtaret e saj përpos që ishin për nga mosha më të mëdha ato ishin edhe më të rënda për nga pasha. Karateistja e KK “AS” nga Gjilani, me paraqitjet e saj në këtë konkurrencë absolute dëshmoi edhe njëherë se kemi të bëjmë me një talente të madhe të karatesë.

Karateistja Zejnullahu, pas këtij turneu prestigjioz ka deklaruar se është e kënaqur me paraqitjet e saja. “Në këtë kategori absolute zakonisht marrin pjesë karateistet me përvojë të madhe dhe të cilat kanë kilogram shumë, unë edhe pse tani posedoj vetëm 49 kg aspak nuk ju kam frikuar kësaj konkurrence, dhe për mua është një eksperiencë e re në karrierën time. Për të gjitha këto sukses, meritë të veçantë ka trajneri im Alban Beqiri, i cili për mua është njëri ndër trajnerët më të mirë në Kosovë e këtë e dëshmojnë edhe sukseset e KK “AS” të cilin e drejton”./rajonipress/

Të ngjajshme