Hasani: 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮, 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗷ë 𝘀𝗳𝗶𝗱𝗲 𝗾ë 𝗹𝗶𝗱𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗮𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 dhe me një autonomi të veriut
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani deklaroi se Kosova ndoshte para një sfide që lidhet me çështjen e asociacionit dhe me autonominë regjionale në veri të Kosovës.
Derisa përmendi edhe propozimi franko-gjerman, Hasani tha se edhe në këtë plan është paraparë formimi i autonomisë.
“Nuk është vetëm çështja e asociacionit. Është sfida që lidhet me formimin e asociacionit dhe me autonomi regjionale të veriut të Kosovës. Unë gjithmonë gjykoj në bazë të letrave, sepse tashmë është bërë publik plani franko-gjerman dhe aty shprehimisht është e paraparë formimi i autonomisë sipas standardeve evropiane”, deklaroi Hasani në emisionin “Info Nata”
në Tëvë1.Njëherit, Hasani u shpreh se ndërkombëtarët thonë se Qeveria duhet ta themelojë vendimin për asociacionin.
“Në qoftë se thuhet se asociacioni është detyrim ndërkombëtar, i cili është, atëherë ai detyrim ndërkombëtar duhet të zbatohet sipas atij detyrimi. Pra, ndërkombëtarët thonë se Qeveria e themelon me vendim”, tha tutje Hasani.
Ndërkaq, tutje shtoi se asociacioni parashihet të jetë një strukturë civile ose e një qeverie civile e autonomisë regjionale./teve1.info/.