Haradinaj lajmërohet pas takimit me emisarin Escobar, 𝗱𝗶𝘀𝗸𝘂𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka takuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
Në këtë takim, Haradinaj tha se është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj po ashtu tha se arritja e Kosovës nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët dhe se edhe marrëveshja finale duhet të jetë fitore e përbashkët.
Postimi i plotë:
U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të
takoj emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.
Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët.
Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon.