Hapet thirrja për aplikim për studentët e mjekësisë nga Anamorava, bursat “Dr. Feti Hetemi” 2024
Me rastin e katër vjetorit të ndarjes nga jeta të internistit dhe nefrologut Dr.Feti Hetemi, duke respektuar dëshirën e madhe të tij për të pasur sa më shumë kuadro të mjekësisë, familja Hetemi përmes Fondacionit “Dr. Feti Hetemi” me qëllim të përkrahjes së studentëve të suksesshëm dhe me burime të kufizuara ekonomike, do të vazhdojë traditën duke mbështetur dy studentë/e të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Tetovës dhe Tiranës, të cilët vijnë nga komunat e Anamoravës, Gjilan, Viti, Kamenicë, Kllokot dhe Novobërdë.
Sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit, kriteret për ndarjen e bursave janë rezultatet e larta akademikedhe gjendja jo e mirë ekonomike e kandidatëve.
Në një njoftim të Fondacionit “Dr Hetemi”, ku shpall të hapur thirrjen për aplikim, thuhet se ata studentë të mjekësisë që dëshirojnë të aplikojnë për këto bursa, këtë mund ta bëjnë nga data 1 deri më 15 gusht të këtij viti, duke plotësuar aplikacionin. Bursat të bazuara në mesataren e lartë dhe në nevojën financiare, do të jenë të vlefshme për atë aplikues/e që plotësojnë kushtet e aplikimit dhe përzgjedhja e fituesve do të jetë përgjegjësi e komisionit profesional të vlerësimit të aplikantëve.