Gruaja 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝘇ë𝗻ë 𝗹𝗶𝗻𝗱 𝗳ë𝗺𝗶𝗷ë𝗻 𝗴𝗷𝗮𝘁ë 𝗳𝗹𝘂𝘁𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 me aeroplan
Fluturimit të Emirates nga Tokio në Dubai iu shtua një tjetër pasagjer në ajër, një grua shtatzënë lindi gjatë udhëtimit.
Lindja ndodhi në fluturimin 12-orësh të natës EK319, i cili u ul në orar pavarësisht një urgjence mjekësore, konfirmoi linja ajrore për CNN.
Lexo Edhe:
Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë!
Mediat e rajonit për dramën e re televizive të Vuçiqit për Kosovën: Presid…
Pasagjerja dhe foshnja u ndihmuan nga ekuipazhi i kabinës së Emirates, të cilët kanë njohuri për ndihmën e parë në mënyrë që të mund të përballojnë situata të tilla si lindja e fëmijës ose sulmet në
Ngjarja ndodhi më 19 janar dhe linja ajrore, në deklaratën e saj për CNN, theksoi se “të dy ishin në gjendje stabile dhe pas mbërritjes në Dubai, ata u pritën nga personeli mjekësor. Shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe pasagjerëve tanë janë parësore”.
Lindjet në aeroplan janë relativisht të rralla. Politika e Emirates për udhëtarët shtatzënë është e ngjashme me atë të shumë linjave të tjera ajrore komerciale. Ata mund të fluturojnë deri në muajin e shtatë të shtatzënisë, përveç nëse kanë komplikime mjekësore.
Nga java e 29-të e shtatzënisë ata duhet të mbajnë një certifikatë mjekësore ose letër të nënshkruar nga mjeku ose mamia dhe nuk lejohen të fluturojnë pas javës së 32-të, në rast se presin më shumë se një fëmijë, ose javën e 36-të kur janë duke pritur një fëmijë. /abcnews.al/