Grenell ka një thirrje për popullin e Kosovës pas zhvillimeve të fundit: Krahasoni situatat
Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun e Kosovës me Serbinë, Richard Grenell, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Në një intervistë dhënë për Euronews në versionin serbisht, ai ka thënë që komunikata e djeshme e përbashkët mes ShBA-ve dhe BE-së është “deklaratë politike” që nuk jep rezultat dhe se pret angazhim më të madh në proces nga Amerika.
“Transferimi i një të paraburgosuri në arrest shtëpia është gjest i vullnetit të mirë. Mendoj që tash qeveria e Serbisë duhet të reagojë ngjashëm. Që të jem i saktë, t’i heqë një a dy
barrikada për ta ndikuar de-eskalimin.” – vazhdoi ai.Çka tha tjetër Grenelli?
“Situata është shumë e tensionuar, por mendoj që autoritetet në Prishtinë bënë veprim të mirë duke e transferuar atë njeri (Pantiqin) në arrest shtëpiak. Edhe të tjerët duhet të lirohe, por në të njëjtën kohë të gjitha barrikadat duhet të hiqen.” – u shpreh ish ambasadori Grenell.
Ai kërkoi një lidership më agresiv të Amerikës në këtë konflikt duke shtuar se “nuk do të ishim në këtë situatë me Donald Trumpin.”
Grenell pati thirrje edhe për Albin Kurtin.
“Do t’i bëja thirrje qeverisë së Kurtit që të merret me zhvillimin ekonomik, dhe jo vazhdimisht të merret me çështje të tilla politike me të cilat provon të manipulojë dhe të marrë poenta politikë. Fokusohu te krijimi i vendeve të punës për popullin e Kosovës në mënyrë që ekonomika e vendit të rritet.” – tha z. Grenell.
Ai pati një thirrje edhe për popullin e Kosovës.
“I bëj thirrje popullit të Kosovës që ta krahasojë situatën e dy-tri viteve të mëparshme dhe situatën e sotme. Cili ishte qëllimi i këtyre konflikteve?” – u shpreh ai.