Gramos Daku paralajmëron këngën e re “ZEMRA E GURBETQARIT”
Këngëtari gjilanas, Gramos Daku, ka paralajmëruar këngën e tij më të re që i kushtohet mërgimtarëve, shkruan portali Zerogjasht.
Lajmin e bëri të ditur këngëtari përmes një postimi në “Facebook”.
Ky është postimi i plotë:
“ZEMRA E GURBETQARIT”
Së pari, ju uroj mirëseardhje mërgimtarëve, vëllezërve tanë dhe familjeve tona që jetojnë në gurbet, se sa ka vlerë prezenca e tyre në vendin tonë dhe në dasmat tona. Kam përshkruar këtë në këngën time të re për çfarë bëhet fjalë. Shihemi deri atëherë. Respekt për ju të gjithë!
Së shpejti vjen këngaime më e re
“Zemra e Gurbetqarit”